Me bikini në jaht, Salma po mahnit edhe në dekadën e gjashtë të jetës

Mediale Vip

Me bikini në jaht, Salma po mahnit edhe në dekadën e gjashtë të jetës

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 22:20
Salma Hayek

Salma Hayek vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave me duken e saj, përkundër se vitet po kalojnë.

Aktorja e njohur është në industrinë e filmit që nga fundi i viteve nëntëdhjeta, por ende është një nga femrat më të bukura në botë, gjë që herë pas here e dëshmon duke postuar imazhe në rrjetin social Instagram.

56-vjeçarja ka postuar një fotografi me bikini duke pozuar në një jaht dhe fansat e kanë ‘nderuar’ me më shumë se një milion pëlqime dhe komplimente të shumta.

Image
Salma Hayek

Bukuroshja ka gjithmonë një sens stili, edhe kur vishet me bikini të rëndomta. Në përshkrim, ajo ka deklaruar se nuk e ka problem motin e zymtë.

“Disa njerëz nuk i pëlqejnë ditët gri, por mendoj se çdo ditë është e çmuar. Duajeni javën tuaj, pavarësisht se çfarë sjell ajo”, është shprehur Hayek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat