2 Ton të mërkurën publikon bashkëpunimin me Negon dhe Tarton “Criminal”

Mediale Vip

2 Ton të mërkurën publikon bashkëpunimin me Negon dhe Tarton “Criminal”

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 22:22
2 Ton

Reperi i njohur, 2 Ton mbetet aktiv me projekte të shumta muzikore.

Pas publikimit të albumit të parë në karrierë “Passion”, reperi nga Ferizaj ka sjellur disa prej projekte edhe me videoklip.

Ndërkohë, tani ai ka njoftuar fansat se ka finalizuar edhe një tjetër bashkëpunim me dy artistët Nego dhe Tarto.

Arton Avdyli (emri i plotë) përfshiu në album bashkëpunimin me titullin “Crminla”, të cilin tashmë e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagrami, ku edhe zbuloi se projekti publikohet me klip nesër (e mërkurë).

“Criminal”, nesër 16:00″, ka shkruar Tarto në mbishkrimin e postimit.

Në anën tjetër, 2 Ton këtë sezon verore pritet që të jetë i pranishëm edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat