McGregor akuzohet për përdhunimin e një femre në tualet gjatë finaleve të NBA

Mediale Vip

McGregor akuzohet për përdhunimin e një femre në tualet gjatë finaleve të NBA

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:54
Conor McGregor

Conor McGregor është akuzuar për përdhunimin e një femre në ndeshjen e katërt të finaleve të NBA, ndërmjet Miami Heat dhe Denver Nuggets.

Lajmin e ka publikuar TMZ, ndërsa ikona e UFC-së i ka mohuar kategorikisht akuzat.

Sipas akuzës, irlandezi e ka sulmuar dhunshëm një femër në tualetin e meshkujve në Qendrën Kasey.

Në raport thuhet tutje se McGregor e ka detyruar viktimën në seks oral, ndërsa akuzohet po ashtu se e kishte ngjitur për muri dhe ishte përpjekur të kryente edhe seks anal me të.

Përfaqësuesi i luftëtarit të arteve të përziera marciale ka thënë për TMZ se akuzat janë të rrejshme dhe se Conor nuk shqetësohet për to. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat