“Revolucion seksual”/ Nuk përmbahet Zhaklin Lekatari, shpërthen keq në studio

Mediale Vip

“Revolucion seksual”/ Nuk përmbahet Zhaklin Lekatari, shpërthen keq në studio

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 23:26
Zhaklin Lekatari

Sipas një studimi nga “Higher Perspectives” (një website online) vajzat që kanë qenë beqare për periudha të gjata kohore, kanë një tjetër një nivel kënaqësie, nëse mund të themi lumturi të plotë.

Arsyeja e saktë e lirisë së tyre emocionale është e vështirë të përcaktohet, por ekziston një ndjenjë e padiskutueshme, nëse jo e pamohueshme, e rehatisë së qetë që mungon disi te vajzat apo gratë në marrëdhënie serioze romantike.

Ky studim u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku e ftuar në studio ishte gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari.

“Studimi besoj nuk flet për kontekstin shqiptar sepse Shqipëria është komplet një realitet tjetër. Flet për vende perëndimore apo vende të zhvilluara ku shoqëritë nuk janë kolektiviste por janë individualiste. Pra ku njerëzit kanë objektivat e tyre dhe e kanë të paraparë të ardhmen e tyre edhe vetëm, jo domosdoshmërish në partneritet”, tha Zhaklina.

Këtu ndërhyri moderatori Arjon Muça, i cili e pyet: “Kur thua vetëm nuk merr si shembull vetëm partnerin por flet edhe për një miqësi të zgjeruar?”.

“Po sigurisht po flas për çiftëzimin në përgjithësi pa e klasifikuar nëse është bashkëjetesë, nëse është vetëm dashuri momentale, apo nëse është martesë apo nëse është fejesë. Po them se shoqëritë janë më të zhvilluara, kanë një hap tjetër, janë më individualiste. Është më normale që një burrë të jetojë vetëm dhe një grua të jetojë vetëm, edhe se tani gratë janë më prezent në tregun e punës, kanë më shumë para, janë më të kamura dhe sigurisht duan t’a jetojnë jetën pa ato konstruktet shoqërore, të cilat i kemi të trashëguara prej shekujsh. Pra që ti do bëhesh nënë, do ndërtosh një familje, do kujdesesh për fëmijët e tu, për burrin, do gatuash. Ka ardhur një moment që bota është kaq e shpejtë dhe dinamike që gratë mendoj se janë gjetur me lakun në fyt dhe shumë gjëra për të bërë. E në momentin e parë pas revolucionit seksual, kur edhe ju është dhënë mundësia që të bëjnë planifikim familjar dhe të jenë më të lira, edhe nga ana fizike edhe nga ana mendore, e kanë kapur këtë mundësi dhe e kanë shfrytëzuar. E gjatë shfrytëzimit të kësaj mundësie, kanë parë që jetohet mirë edhe vetëm. Dashuria mund të fillojë nga vetja dhe ti mund të jesh i plotë edhe vetëm. E nëse je i plotë vetëm, atëherë në ato momente ti je i gatshëm të kërkosh dikë tjetër që të jetosh bashkë me atë njeriun tjetër të plotësuar, diçka të bukur”, tha Lekatari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat