Kourtney Kardashian tregon arsyen sherrit me Kim

Mediale Vip

Kourtney Kardashian tregon arsyen sherrit me Kim

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:34
Kourtney dhe Kim Kardashian

Kim dhe Kourtney Kardashian së fundmi janë kthyer në qendër të vëmendjes mediatike, pasi marrëdhënia e tyre prej kohësh është krisur.

Mirëpo mesa duket debate mes tyre nuk kanë të mbaruar, teksa së fundmi Kourtney gjatë episodit të fundit për serialin e tyre “The Kardashians” zbuloi arsyen e grindjes teksa tha se Kim nuk ishte e lumtur në martesën e saj me Travis Baker.

Ndër të tjera gjatë bisedës me Khloé, Kourtney  e akuzoi motrën  e saj se ajo është gjithmonë në kërkim të parave, ndërsa sipas saj këtë gjë ajo e kishte bërë  edhe në ditën e saj më të veçantë.

Kourtney zbuloi se ajo ishte inatosur me Kim pasi kjo e fundit kishte bashkëpunuar me shtëpinë e modës ‘Dolce & Gabbana’ në dasmën e saj.

“Më lëndon sepse ishte dasma ime, e cila nuk ishte një marrëveshje biznesi. Unë e bëra sepse e ndjeva vërtetë.”– tha Kourtney.

Ndërsa vazhdoi: “Ajo është e çmendur me mamin dhe me të gjithë. Ajo është e çmendur… Është e egër. Nuk është racionale.”

Kujtojmë se muajin e kaluar, Kim gjatë një interviste për “Today”, pranoi se marrëdhënia e saj me Kourtneyn ishte ‘ftohur’.

“Unë po i shoh të gjitha gjërat që ajo thotë pas shpinës sime dhe ajo po i sheh të gjitha gjërat që unë po them pas shpinës së saj. Bëhet vërtet e ndërlikuar dhe bëhet vërtet emocionuese. Por në fund të ditës, ne ende na pëlqen të ndajmë me njëra-tjetrën momentet nga jeta jonë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat