Nënat e reja do e kuptojnë shumë mirë gjendjen e Eni Koçit: Sa kam qarë

Mediale Vip

Nënat e reja do e kuptojnë shumë mirë gjendjen e Eni Koçit: Sa kam qarë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 22:03
Eni Koçi

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të herë të parë gjatë vitit të kaluar në muajin tetor. Vajza e tyre quhet Adea dhe ka rrëmbyer menjëherë dashurinë e prindërve dhe familjarëve të tjerë.

Postimet e tyre lidhur me përditshmërinë nuk janë të pakta e sidomos nga ana e këngëtares. Sot çifti janë nisur në udhëtim, mirëpo mami Eni nuk e ka përjetuar dhe aq mirë.

Ajo ka zbuluar se është përlotur pasi iu desh të udhëtonte pa të voglën e saj.

“Unë kur e mendoj sa kam qarë që do udhëtoj pa Adean”

Besojmë se ky udhëtim do jetë më i shkurtër se zakonisht, e “shkaktar” do jetë malli që do ketë çifti për të voglën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat