Çadra dhe krevat? Elvana Gjata zbulon dhuratat nga koncerti në stadium, ja çfarë përfshin bileta

Mediale Vip

Çadra dhe krevat? Elvana Gjata zbulon dhuratat nga koncerti në stadium, ja çfarë përfshin bileta

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:20
Elvana Gjata

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata gjatë një loje me binjakët e “Më lërë të Flas” ka “zbuluar” disa detaje nga koncerti i 22 Qershorit që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.

E pyetur nëse do t’a këndojë të gjithë repertorin e saj, prej më shumë se 70 këngësh, Elvana sqaroi se ka krijuar një buqetë shumë të bukur për të gjithë fansat e muzikës së saj që do t’i bashkohen të enjten e ardhshme.

E sikur të mos mjaftonte kjo, Elvana në formë shakaje premtoi edhe çadra dhe krevat për këdo që ishte i gatshëm të zbardhte mëngjesin nën tingujt e muzikës së saj, e madje edhe tualet, në rast emergjencash, për Donaldin.

Romeo: Elvana, në mos gaboj, janë mbi 70 këngë… do t’i këndosh të gjitha aty apo jo? I bie të marrin njerëzit bukë me vete.

Elvana: Po do t’i këndojmë të 70-ta. Bashkë me biletën ofrohet edhe një krevat me një jorgan, do flemë të gjithë aty.

Donaldi: Aaa, sa lezetshëm…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat