“Burri yt ka resorte luksoze në botë”, Emina Çunmulaj tregon se përse rikthehet për pushime në Mal të Zi

Mediale Vip

“Burri yt ka resorte luksoze në botë”, Emina Çunmulaj tregon se përse rikthehet për pushime në Mal të Zi

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 19:23
Emina Çunmulaj

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka folur në ‘podcast’-in e kryeministrit Edi Rama edhe për familjen e saj.

Ajo është e martuar me biznesmenin iranianin, Sam Nazarian dhe kanë tre fëmijë së bashku.

E pyetur nga Rama, se përse zgjedh që t’i bëjë pushimet në Mal të Zi, kur bashkëshorti i saj ka hotele dhe resorte nga më luksozet në botë, modelja tha sepse do që fëmijët të mos harrojnë kurrë në jetë se nga e kanë nënën.

Bukuroshja që jeton dhe vepron në Amerikë theksoi se në Ulqin ndihet sikur në Maldive.

Një ndër emocionet kryesore të njeriut është dashuria. Për mua, mendoj se gjithçka në jetë niset me dashuri. Edhe në qoftëse ka hidhërim, në fund të fundit gjithçka mund të bëhet me dashuri, kalohet gjithçka në jetë”, u shpreh ajo.

Emina tutje shtoi: “E dua vendin e vet. E dua popullin e vet. Unë kam ndërtuar edhe një shtëpi në fshat ku jam rritur sepse dua që fëmijët e mi të mos harrojnë kurrë në jetë prej nga e kanë nënën, kjo është detyra ime. Unë i mësoj fëmijët e mi të flasin gjuhën shqipe, ashtu siç e flas, me ia mësua fëmijëve gjërat që i kam ditur qysh nga fëmijëria, kur kam ngrënë fasule, suxhuk, unë ndryshe nuk di. Ajo që di është edhe dashuria ndaj vendit të vet. Më shumë dua me qenë në Adriatik se kudo në botë, është një ndjenjë. Edhe kur futem në ujë ndihem ndryshme, në Ulqin kohën e kaloj sikur me qenë në Maldive. E kam një qetësi që nuk mundem ta shpjegoj”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat