Zarf i zi për Antonetën! Kush ia ka dërguar?!

Mediale Vip

Zarf i zi për Antonetën! Kush ia ka dërguar?!

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 20:25
Erjona

Një zarf i zi ka ardhur për Antoneta Koçin në “S’e Luan Topi”, por ku ka gabuar ajo?

Megjithëse zgjodhi të lunate bllofin deri në momentin e fundit, duke mos treguar gabimet, moderatorja Erjona Rusi “zbuti” tensionet kur e ktheu zarfin e zi në të kuq, për të zbuluar një surprizë të papritur për Antonetën.

Një letër nga e ëma që do të emociononte së tepërmi ish-konkurenten e BBV.

Pjesë nga biseda:

Antoneta: Nuk e di, në përgjithësi unë bëjë shumë gabime, por s’besoja që më kishin kapur.

Erjona: Mbase është momenti të rrëfesh nonjë gjë…

Antoneta: Jo, jo… Unë do luaj bllofin siç bëjnë të gjithë gënjeshtarët më të mëdhenj, deri në momentin e fundit.

Erjona: Si thoni, t’ja hapim këtë zarfin? Po ne nuk jemi aq të këqinj, jemi të mirë. Dhe në fakt do ta ndryshojmë pak ngjyrën e zarfit sepse ne i trajtojmë mirë miqtë Antoneta.

Antoneta: Aaa, erdhi i kuq.

Erjona: U trembe, u trembe vërtetë? Për një moment edhe u tremb mbase, por në fakt është një zarf i kuq dhe është një letër. Kush mendon se ta ka dërguar?

Antoneta: Jo, nuk e di në fakt. Unë nuk jam shumë person i letrave dhe njerëzit që kam rreth e rrotull gjithashtu nuk janë persona të letrave… Kështu që nuk di.

Erjona: Janë fjalë zemre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat