I biri i një artisti, rrëfehet Albi Nako: Kolegët e babait m’u kthyen në kundërshtarë

Mediale Vip

I biri i një artisti, rrëfehet Albi Nako: Kolegët e babait m’u kthyen në kundërshtarë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 22:42
Albi Nako

Koreografi Albi Nako hap zemrën si rrallë herë në “S’e Luan Topi”.

Në një rrëfim ekskluziv për karrierën, Nako ka rrëfyer edhe për përballjen me miqtë e të atit që iu bënë kundërshtarë.

“Kolegët e babait tim mu kthyen në kundërshtarë. Hyrja ime në “Shkollën e Baletit” bëri që im at të largohej nga shkolla me qëllim që fëmijës së vetë, djalit, në këtë rast unë, të mos i krijonte ndjesinë që “shikoni se unë tani kam babain këtu në shkollë”.

Me largimin e babait, të gjithë kolegët e vetë shprehën inatin dhe xhelozinë që ndjenin ndaj tim ati tek fëmija, unë. Çdo gjë që bënin të tjerët në shkollë, e ka bërë Nako.

Nuk është e nevojshme t’i përmendim sepse mund të keqinterpretohen. Dhe mua ajo gjë më nxori pak nga aksi dhe fillova të rrebelohem. Lija orët e mësimit, më doli shkolla jashtë qejfit përveç baletit klasik, i cili ishte baza në atë kohë dhe e vetmja gjë që unë respektoja ishte baleti klasik”- tha balerini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat