Kemi dasmë! Albi Nako i jep ftesën ‘live’ Erjona Rusit

Mediale Vip

Kemi dasmë! Albi Nako i jep ftesën ‘live’ Erjona Rusit

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 23:19
Albi Nako

Koreografi Albi Nako së shpejti pritet t’i japë fund beqarisë.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Nako i ka dhënë publikisht ftesën moderatores Erjona Rusi në celebrimin e ditës më të veçantë të jetës së tij, ku pritet të kurorëzojë dashurinë me partneren e tij në martesë.

Albi Nako: Unë jam detajist dhe mundohem të shkojë tek perfeksioni me aq sa na lejojnë rrethanat. Por i kam bërë një premtim vetes që në momentin e parë që do të shoh që figura ime artistike, profesionale, do të sfumohet dhe do të bjerë profesionalisht, unë do ta lë këtë zanat. Më mirë një mbyllje me nder sesa të degradoj dhe të kthehem në një fosile të artit, në një gjë mediokre që i ka ikur koha. Por mua sistemi i përditësimit më punon shumë mirë, dhe kështu për momentin jam në të njëjtën linjë me kohën.

Erjona Rusi: Tani që anija do të ankorohem e morëm vesh, por dasëm, dasëm, dasëm do të kemi? Apo jo?

Albi Nako: Dasëm, dasëm… Se unë e di që ti do të bësh pyetje për lajm mooo…

Erjona Rusi: Jo jo, unë dua të kërcej, më beso që ngordha, vdiqa për një dasmë.

Albi Nako: Ti do të jesh e ftuara ime e parë për në dasëm.

Erjona Rusi: Aaaa, do të kemi dasëm….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat