Clara Chia bën realitet ëndrrën e Pique që ia mohoi prej shumë vitesh Shakira

Mediale Vip

Clara Chia bën realitet ëndrrën e Pique që ia mohoi prej shumë vitesh Shakira

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 10:49
Clara Chia, Gerard Pique dhe Shakira

Shakira ia mohonte, por tashmë Gerard Pique do të bëjë realitet ëndrrën e tij. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ish-mbrojtësi i Barcelonës do të martohet së shpejti me të dashurën e tij, Clara Chia.

“OkDiario” ka mësuar se çifti ka vendosur të martohet pas rreth një viti lidhje, pasi Pique është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur për jetën e tij dhe dëshiron të ketë Clara Chian si partnere të jetës. Gjë që e kishte menduar edhe me Shakirën, por këngëtarja kolumbiane ia kishte refuzuar.

Shhakira nuk ishte celebruar kurrë me futbollistin, pasi ajo kishte pranuar publikisht se nuk dëshironte që ai ta shihte si “gruaja”, por si “e dashura e jetës”.

Pique kishte plane të tjera në këtë aspekt por u dorëzua përpara kërkesës së Shakirës ndonëse kishin dy fëmijë bashkë, derisa çifti u nda.

Tashmë ai mund të bëjë realitet ëndrrën e tij dhe raportohet se kanë gjetur edhe unazën, si dhe kanë vendosur kur do të jetë edhe data e dasmës, që do ta bëjnë publike shumë shpejt. Ndërsa Shakira mbetet në kërkim të partnerit të duhur për të vazhduar jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat