Morena Taraku me një dedikim për të atin: Babai më i mirë që gjithmonë besonte në mua, më jep fuqi çdo ditë

Mediale Vip

Morena Taraku me një dedikim për të atin: Babai më i mirë që gjithmonë besonte në mua, më jep fuqi çdo ditë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:47
Morena Taraku dhe babai i saj

Morena Taraku ruan një raport të ngushtë me babanë e saj, regjisorin e njohur, Selami Taraku.

Modelja dhe këngëtarja shqiptare e ka dëshmuar vazhdimisht se është e lidhur shumë me të.

E njëjta së fundmi përmes rrjeteve sociale ia ka bërë një dedikim, duke i treguar se sa shumë e do. Ajo thotë se është miku i saj më i mirë, babai që ka besuar gjithmonë në të, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve.

Image
Morena Taraku dhe babai i saj

“Për mikun tim më të mirë që nuk më mërziti kurrë, babanë më të mirë që gjithmonë besonte në mua edhe nëse unë po rrëzohesha”, tha ajo.

“Për këtë engjëll që më jep fuqi çdo ditë dhe ma bën jetën më të bukur. Një dhe i vetëm”, vazhdoi mes tjerash Taraku.

Morena nga ana tjetër shpesh e kujton nënën e saj, e cila ka ndërruar jetë shumë vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat