Helen Mirren me komplimente për Harrison Ford: Ai është misterioz, ndërsa unë edhe e magjepsur edhe e frikësuar

Mediale Vip

Helen Mirren me komplimente për Harrison Ford: Ai është misterioz, ndërsa unë edhe e magjepsur edhe e frikësuar

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 17:30
Helen Mirren dhe Harrison Ford

Miqësia Helen Mirren dhe Harrison Ford vazhdon prej vitesh. Aktorja 77 vjeçare ka thënë vetëm fjalë të bukura për kolegun e saj.

Dyshja u bënë miq para 37 vitesh në xhirimet e filmit “The Mosquito Coast” tani ata po punojnë sërish në një projekt të përbashkët si pjesë e kastit të serialit “1923”, një ‘spin-off’ i “Yellowstone”.

Aktori tha në fillim të këtij viti se Mirren është “ende seksi” dhe vlerësoi aftësitë e saj në aktrim, ndërsa aktorja tani ia ka kthyer komplimentin.

Në një prononcim për revistën People është shprehur se edhe ajo i është gëzuar ribashkimit të tyre dhe se fama nuk e ka ndryshuar legjendën e hollivudiane ndër vite.

“Ai më ka mësuar shumë. Është profesionist, i kujdesshëm dhe misterioz, ndërsa unë jam edhe e magjepsur edhe e frikësuar”.

“Unë mendoj se elementi që e bën atë legjendën që është dhe do të jetë gjithmonë, është ndjenja se ai është njeriu që do ta thërrisnit nëse makina juaj ngecte në një kanal dhe ai do ta kuptonte plotësisht shqetësimin për vdekjen e maces tuaj dhe do të qante me ju”.

“Është një yll i vërtetë filmi i dhënë nga Zoti, por gjithashtu një tip dhe një burrë. Si miliona të tjerë, edhe unë e dua atë”, është shprehur Mirren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat