Marc Anthony bëhet baba për herë të shtatë

Mediale Vip

Marc Anthony bëhet baba për herë të shtatë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 15:03
Marc Anthony dhe Nadia Ferreira

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

Fëmija ka lindur më 18 qershor; një ditë shumë e veçantë për Marcin pasi shënohet “Dita e Baballarëve”.

Marc dhe Nadia postuan po ashtu një fotografi bardh e zi, duke e mbajtur për dore foshnjën, ndërsa Marc mban në krahë të porsalindurin.

“Koha e Zotit është gjithmonë perfekte”, shkroi këngëtari. “Gëzuar ditën e baballarëve”.

Gjithashtu nuk dihet nëse foshnja është djalë apo vajzë, diçka që është mbajtur sekret që nga dita që të dy zyrtarizuan shtatzëninë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marc Anthony (@marcanthony)

Për Nadia, kjo është hera e parë që bëhet nënë, ndërsa për Marcin është hera e shtatë që bëhet baba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat