Ju njohim me këngëtarin Kushtrim Thaqi, gati një super projekt nga Nurtel

Mediale Vip

Ju njohim me këngëtarin Kushtrim Thaqi, gati një super projekt nga Nurtel

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Shqiptarët që jetojnë në Gjermani e njohin atë pasi ai këndon nëpër mbrëmje muzikore e jo vetëm. Po flasim për këngëtarin Kushtrim Thaqi ku mësojmë se sapo ka përfunduar një super projekt muzikor te hitbërësi Nurtel, ndërsa po punon në realizimin e videos e më pas publikimin. Kushtrimi është me origjinë nga Llapushniku i Drenasit por jeton e punon në Braunschrweig në Gjermani.

Me muzikë mësojmë se ka nisur duke kënduar që nga viti 2006-të por me artin e valles ende më herët.

Por kujtojmë se Kushtrimi ka pasur edhe një bashkëpunim interesant me një reper të njohut italian me titull "DNA", si dhe ka disa këngë dhe covera.

Ndërsa shumë shpejt do të vijë edhe një bashkëpunim me këngëtaren Fatë Berisha, ku ne jemi duke e pritur e sigurisht do të jetë edhe vera e këngëtarit Kushtrim Thaqi.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat