Përveçse bëri simbolin e shqiponjës, Bebe Rexha performoi edhe me flamurin kombëtar

Mediale Vip

Përveçse bëri simbolin e shqiponjës, Bebe Rexha performoi edhe me flamurin kombëtar

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 21:26
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka qenë kryefjala e mediave botërore të hënën.

Kjo pasi një incident ndodhi në koncertin e saj të fundit në New York, ku një burrë nga audienca e gjuajti me telefon në fytyrë duke i shkaktuar lëndime.

Si pasojë, 33-vjeçarja u detyrua që dërgohet me urgjencë në spital, ku edhe bëri tri qepje në fytyrë pas plagëve të marra.

Lidhur me ngjarjen, Policia e New Yorkut ka vënë në pranga 27-vjeçarin Nicolas Malvagna, të cilin e identifikoi si personin që ka kryer këtë vepër.

Lexo po ashtuZbulohet identiteti i burrit që sulmoi Bebe Rexhën në skenë - do të dalë para gjyqit të hënën

Duke shprehur krenarinë e saj për origjinën shqiptare, artistja e hitit “I’m a mess” kishte inkuadruar elemente patriotike edhe në pjesën tjetër të performancës gjatë mbrëmjes.

Madje në një moment, ajo ka pranuar flamurin kombëtar nga fansat e pranishëm në koncert dhe ka interpretuar bashkë me të hitin e saj të padiskutueshëm, “I’m Good (Blue)”.

Në videot që po qarkullojnë nga koncerti në internet, mund të shihet se si këngëtarja me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, e valëvit me krenari flamurin kombëtar në skenë.

Bebe Rexha përndryshe është në mes të turneut të saj, “Best F**N Night Of My Life”, i cili po zhvillohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas pritet të vazhdojë edhe në Evropë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat