Që prej 15 majit në det, pushimet në Mesdhe nuk kanë fund për Jeff Bezos

Mediale Vip

Që prej 15 majit në det, pushimet në Mesdhe nuk kanë fund për Jeff Bezos

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 00:10
Jeff Bezos

Që prej 15 majit, Jeff Bezos vijon pushimet e tij të gjata në Mesdhe me të fejuarën e tij Lauren Sanchez. Teksa lundrojnë me superjahtin me vlerë rreth 500 milionë dollarë, ata janë ndalur së fundmi në rivierën franceze, në Kanë.

Kjo ndalesë është e fundit e një liste të gjatë në brigjet e Mesdheut të çiftit, të cilët u fejuan në muajin korrik të vitit të kaluar.

Bezos, të cilin Forbes e renditi si njeriun e tretë më të pasur në botë, bëri bujë me jahtin monstruoz që dallonte qartë.

Jahti i tij “Koru” është aq i madh sa kishte plane për të çmontuar urën historike Koningshaven në portin e Roterdamit për ta nxjerrë atë pas përfundimit të ndërtimit, por ideja më vonë u konsiderua e panevojshme. I njohur më parë si Y721, jahti tani quhet Koru, që do të thotë “fillime të reja” në gjuhën Maori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat