Andrew Tate akuzohet për trafikim njerëzor dhe përdhunim në Rumani

Mediale Vip

Andrew Tate akuzohet për trafikim njerëzor dhe përdhunim në Rumani

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:40
Andrew Tate

Sipas prokurorëve, influencuesi kontrovers britanik, Andrew Tate, është akuzuar për trafikim njerëzor dhe përdhunim në Rumani.

Tate – së bashku me të vëllanë Tristan, Luana Radu dhe Georgiana Naghel – janë aktualisht në arrest shtëpiak pasi u ndaluan nga viti i kaluar.

Njësia e prokurorisë kundër krimit të organizuar (DIICOT) ‘urdhëroi ngritjen e aktakuzës’ ndaj katër të pandehurve për vepra, duke përfshirë: ‘krijimin e një grupi të organizuar kriminal, trafikimin e personave dhe përdhunim’.

Të katër ata u mbajtën në paraburgim policor nga 29 dhjetori deri më 31 mars përpara se një gjykatë e Bukureshtit t’i vendoste në arrest shtëpie.

Andrew Tate është akuzuar gjithashtu për përdhunimin e një prej viktimave, ndërsa vëllai i tij, Tristan, është akuzuar për nxitje të të tjerëve në dhunë.

Gjyqi nuk do të fillojë menjëherë.

Sipas ligjit rumun, çështja dërgohet në dhomën paraprake të gjykatës, ku një gjykatës ka 60 ditë për të inspektuar dosjet e çështjes.

Vëllezërit Tate, ish-kikboksierë që kanë kombësi amerikane dhe britanike me miliona ndjekës në internet, janë të dyshuarit e profilit më të lartë që do të dërgohen në gjyq në Rumani për trafikim njerëzor.

Prokurorët kanë thënë se vëllezërit Tate rekrutuan viktimat duke i joshur dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se duan një lidhje ose martesë.

Javën e kaluar, DIICOT njoftoi se vëllezërit po hetoheshin për akuza më të rënda për trafikim njerëzor.

Zyrtarët thanë se dyshja – së bashku me dy të dyshuarat e tjera femra rumune – po hetoheshin për trafikim njerëzor në formë të vazhdueshme, duke thënë se ishte një krim më i rëndë sesa akuza të veçanta trafikimi.

Sipas ligjit rumun, trafikimi i të rriturve dënohet me burgim deri në 10 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat