Eliona Pitarka flet hapur për hipokrizinë rreth lehonisë

Mediale Vip

Eliona Pitarka flet hapur për hipokrizinë rreth lehonisë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:53
Eliona Pitarka

Ndryshe nga disa vajza të showbiz-it shqiptar që i përdorin rrjetet sociale për të ekspozuar foto dhe video nga pushimet e paharrueshme, daljet në ekran e skenë apo copëza nga rutina e përkujdesjes për flokët dhe lëkurën, Eliona Pitarka ka krijuar në Instagram-in e saj një komunitet të vogël me të cilët ndan sfidat e prindërimit, por edhe përjetimet personale.

Si mama e dy vajzave, ajo e di mjaft mirë se sa e rëndësishme është të marrë gjithmonë informacionin e duhur lidhur me rritjen e tyre dhe ta ndajë me ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo ka folur për lehoninë, periudhën e famshme 40 ditore pas lindjes së një fëmije ku shpeshherë mamave  u kërkohet të mos dalin dhe të mos bëjnë gjë prej gjëje, por nga ana tjetër duhet të lajnë, të gatuajnë apo të përcjellin gjithë fisin.

Në një video të postuar në Instagram , Eliona ka ndarë mendimin e saj rreth këtij fenomeni që nxjerr në pah edhe një herë pah hipokrizinë dhe standardet e dyfishta që na karakterizojnë si shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat