Luizi lë sërish Kiarën vetëm? Pas Amerikës, zbulohet vendi ku pritet të ‘arratiset’ fituesi i BBV

Mediale Vip

Luizi lë sërish Kiarën vetëm? Pas Amerikës, zbulohet vendi ku pritet të ‘arratiset’ fituesi i BBV

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:58
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Luiz Ejlli s’po gjen rehat në Shqipëri. Pasi përfundoi turin e koncerteve në SHBA, fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ do të niset drejt Britanisë së Madhe pasi janë planifikuar disa koncerte për të.

Ishte vetë Luizi ai që sapo ndau në rrjetin e tij social ‘Instagram’ disa postera nga koncertet që do mbahen në 23 dhe 24 Qershor në Londër.

Nuk dihet nëse edhe këtë radhë do të shkojë pa Kiarën, apo tani që moderatorja e përfundoi eksperiencën si drejtuese e emisionit ‘Kepi i Tundimeve’, mund të shkojë me të. Por, se pari duhet viza!

Kujtojmë se Luizi qëndroi në SHBA për disa javë, ku u dhuroi shqiptarëve të Amerikës kënaqësinë që ta shohin nga afër e që të dëgjojnë muzikë nga zëri i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat