Neymar arrin akordin me të dashurën e tij, i lejohet tradhtia

Mediale Vip

Neymar arrin akordin me të dashurën e tij, i lejohet tradhtia

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:26
Neymar dhe e dashura e tij

Neymar dhe e dashura e tij kanë arritur akord për disa kushte të cilat e lejojnë yllin e Paris Saint-Germain që të mos jetë besnikë ndaj saj.

Braziliani po shijon pushimet pas sezonit të futbollit në javët e fundit dhe ka ndarë fotografi të ngjarjeve anembanë globit - si një udhëtim në ndeshjen “Play-off” të Miami Heat.

Përkrah tij ishte e dashura e tij Bruna Biancardi, e cila është shfaqur në një sërë postimesh të brazilianit në rrjetet sociale.

Çifti së fundmi e konfirmuan që ata po e presin një fëmijë së bashku, që do të jetë fëmija i dytë i yllit të PSG-së.

Sidoqoftë, është raportuar se dyshja kanë një marrëveshje nëse ylli brazilian dëshiron të mos jetë besnik ndaj Biancardit.

Sipas “Em Off”, tre kushtet janë që çdo marrëdhënie tjetër e Neymar duhet të jetë e fshehur, Neymar duhet gjithmonë të përdorë prezervativë dhe se atij nuk i lejohet t’i puth femrat e tjera në buzë.

Po ashtu thuhet se Neymar i lejohet të flirtojë dhe të ketë marrëdhënie seksuale me femra të tjera, pavarësisht përkushtimit ndaj Biancardit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat