“Pse s’i mbush rrudhat, pse s’e bën buzën?”/ Zhaklina Gjolla: Kam ngelur mbrapa

Mediale Vip

“Pse s’i mbush rrudhat, pse s’e bën buzën?”/ Zhaklina Gjolla: Kam ngelur mbrapa

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 14:52
Zhaklina Gjolla

Në diskutimin në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për bukurinë dhe ndryshimin e standardeve të saj, moderatorja Zhaklina Gjolla shprehet se është një aset që mund të të vlejë ose të të penalizojë.

Ridimensionimi i bukurisë sot në epokën e teknologjisë, fotografive të kuruara apo vajzave që zgjedhin ndërhyrje për të përmirësuar pamjen, ka ndryshuar edhe perceptimin e njerëzve rreth së bukurës. Nisur nga kjo, Zhaklina tregon se njerëzit i kanë sugjeruar ndryshimin e imazhit të saj.

Zhaklina Gjolla: Të qenurit e bukur me këto filtrat kirurgjikalë ose me gjilpëra, me pak fryrje, me pak korrektime aty-këtu është një njësi tjetër matëse dhe unë e kam vënë re që shumë njerëz e konsiderojnë të qenurit e bërë disi, e ndërhyrë që është e bukur.

Mua shumë shpesh njerëz kanë gjetur lirinë të më thonë që ej , po pse s’i mbush pak këto rrudhat këtu ose pse s’e bën pak këtë buzën këtu”, sikur duhet të jetë një gjë që unë duhet ta kem menduar dhe nuk e kuptojnë pse kam ngelur mbrapa dhe kjo më ka bërë përshtypje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat