Sara Hoxha sfidon veten edhe në aktrim, bëhet pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”

Mediale Vip

Sara Hoxha sfidon veten edhe në aktrim, bëhet pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 21:01
Sara Hoxha

Sara Hoxha është një tjetër emër që zbulohet si pjesëmarrëse në filmin e shumëpritur.

Nga një influencer, blogere e sipërmarrëse, Sara tani sprovon veten e saj në aktrim tek filmi “Në kuadër të dashurisë” me protagonistë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Ky është roli i saj i parë në një projekt kinematografik, por nga natyra e saj e çlirët dhe buzëqeshja që e karakterizon, është e sigurt që do t’i shtojë plot ëmbëlsi këtij filmi.

Sara është një emër mjaft i njohur në botën e medias. Kjo sepse ajo ka krijuar një komunitet mjaft të madh dashamirësish në rrjetet e saj sociale. Sara është një blogere dhe influencuese, kryesisht në Instagram dhe TikTok, e cila prodhon kontent mjaft cilësor për ndjekësit e platformave. Profesioni i saj, nuk ka qenë arsyeja e vetme pse ajo u bë kaq e njohur.

Në vitin 2016 u përhapën disa thashetheme se mes saj dhe reperit Ledri Vula po lindte një marrëdhënie dashurie. Lidhja e tyre u bë akoma më e fortë gjatë viteve dhe në vitin 2020 vjen në jetë vajza e tyre, Poem Blu Vula.

Edhe pse ka zgjedhur që jeta e saj të shihet nga sytë e publikut, Sara mundohet që disa gjëra t’i mbajë private dhe t’i bëjë publike dalëngadalë. Një ndër to është fakti se Sara së fundmi ka ngritur sipërmarrjen e saj “Self Collective”, një brand të cilin ajo ka kohë që e projekton, por nuk ka treguar asnjë detaj deri ditën që u lansuan produktet.

Blogerja ishte gjithashtu pjesë e sezonit të parë të emisionit “Dancing With The Stars Albania” së bashku me balerinin Luixhino Hala. Ata u vlerësuan me pikë të barabarta nga juria me çiftin tjetër Elhaida dhe Ledian, por votat e publikut u dhanë atyre fitoren e këtij spektakli magjik.

Në finale gjithashtu garonin Megi Pojani dhe Ardit Çuni. Sara ia kushtoi këtë çmim vajzës së saj Poem dhe të gjithë vajzave të vogla duke u dhënë mesazhin që gjithçka mund të arrihet në jetë. Sara ishte po ashtu i vetmi personazh që nuk i përkiste botës së spektaklit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat