Gjithçka gati për koncertin madhështor të Elvana Gjatës

Mediale Vip

Gjithçka gati për koncertin madhështor të Elvana Gjatës

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata sonte do të mbaj një koncert madhështor në stadiumin Air Albania në Tiranë.

Në koncertin recital që Elvana do të mbajë sonte, do të ketë në krahë edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë gjatë këtyre 20 viteve të karrierës së saj.

Emra të njohur janë publikuar, e kështu duke rritur edhe më tepër entuziastin për natën e sotme. Në koncertin e madh të këngëtares në skenë do të ngjiten, Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Gimmi O.

Hapjen e koncertit do ta bëjë fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli, i ndjekur nga Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Gjithashtu pjesë e koncertit do të jetë edhe motra e këngëtares, Migena Gjata e cila është soprano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat