Bebe Rexha rikthehet në skenë pas incidentit që e pati me telefon

Mediale Vip

Bebe Rexha rikthehet në skenë pas incidentit që e pati me telefon

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:27
Bebe Rexha

Asgjë nuk mund ta ndalojë këngëtaren shqiptare, Bebe Rexhën, të performojë për fansat e saj.

Pas sulmit që e pati të dielën, Bebe sërish u ngjit në skenë të martën në mbrëmje në “The Fillmore” të Filadelfias.

Ajo bëri shaka me publikun për incidentin e së dielës duke thënë se kësaj radhe nuk i erdhi asnjë telefon fytyrës.

“Ne jemi pothuajse drejt përfundimit. Nuk ka telefona në fytyrë – faleminderit Zotit,” u tha Rexha fansave, shkruan People.

I dyshuari që e kishte gjuajtën këngëtaren me telefon në fytyrë derisa ishte duke performuar në koncert është arrestuar, dhe ka thënë se ka menduar se këngëtarja do ta kapte telefonin që të bënte foto me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat