Gazetari i njohur flet për vajzën që ka qenë krah Noizyt

Mediale Vip

Gazetari i njohur flet për vajzën që ka qenë krah Noizyt

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:52
Noizy

Pak javë më parë gazetari Eraldo Rexho tha gjatë një interviste virtuale në Instagram se Noizy është në një lidhje. I pyetur nëse reperi ka të dashur ai shkruante: “Ka derri, po nuk e tregon”.

Së fundmi ai është pyetur sërish për partneren e Noizyt.

"Në kohën që fola unë për këtë historinë ajo goca që nuk e di a është akoma në jetën e Noizyt ishte shumë kinge. Tani nuk e di çfarë ka ndodhur, por po deshët ju pyes unë!"- tha ai duke mos zbuluar detaje.

Noizy ka deklaruar se mundësia që partnerja e tij e ardhshme të jetë pjesë e showbizit është “zero.” “Duhet një person që bën totalisht të kundërtën e asaj që bëj unë. Jo të rrijë në shtëpi nuk jam ai lloj brumi. Ideja është që të jetë një person totalisht ndryshe nga ajo që bëj unë që të mos kemi një rrëmujë të dy. Unë të jem rrëmuja ajo të jetë e qeta. Nuk ka shance të merrem e të lidhem e të çoj me dikë të famshme është zero”– tha Noizy gjatë një interviste pak kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat