Elvana Gjata ‘bën namin’ në stadiumin “Air Albania”, nga performancat “shpërthyese” te propozimi për martesë

Mediale Vip

Elvana Gjata ‘bën namin’ në stadiumin “Air Albania”, nga performancat “shpërthyese” te propozimi për martesë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 09:22
Elvana Gjata

Mbrëmjen e djeshem stadiumi “Air Albania” “u ngrit në ajër” ikona e muzikës shqipare, Elvana Gjata.

Koncerti recital “Dekada”  i Elvanës mblodhi më stadium mijëra njerëz, të cilët shijuan të gjitha performancat me po të njëjtin entuziazëm dhe energji, sikurse kënga e parë. Na lejoni të themi që koncerti ishte vërtet madhështor dhe s’kishte si ndodhte ndryshe. Përveç Elvanës, e cila me hijeshinë, bukurinë dhe talentin që ka këndoi me shpirt dhe i dha jetë çdo këngë të repertorit të saj, qofshin ato dhe këngët më të vjetra, në skenë u ngjitën edhe disa artist të tjerë.

Duke nisur kështu nga fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, te Capital T, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Ledri Vula e shumë e shumë artistë të tjerë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZoneVip.al (@zonevip.al)

Por, përveç koncertit, edhe fansat e Elvanës kishin vendosur që këtë ditë të festivalit ta kthenin në ditën e tyre më të rëndësishme. Ka qenë pikërish një çift ata të cilët i thanë njëri-tjetrit “Po”. Në një moment të koncertit kamerat kapën momentin kur një djalë i propozoi të dashurës së tij për martesë, duke marrë kështu urimet e të gjithë sallës dhe pikërisht dhe të Elvanës, e cila mund të themi që u emocionua po aq s dhe nusja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat