Genc Prelvukaj paralajmëron bashkëpunimin me Cricket “Maria”

Mediale Vip

Genc Prelvukaj paralajmëron bashkëpunimin me Cricket “Maria”

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:46
Genc Prelvukaj

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj po vjen me një këngën të re.

Kështu ka bërë të ditur Prelvukaj në një postim të fundit në llogarinë e tij të Instagramit.

Genci zbuloi se projekti do të jetë një bashkëpunim me producentin e njohur, Cricket dhe kënga mban titullin “Maria”.

Sipas një imazhi ku ai shihet përkrah një modeles, këngë do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Genc Prelvukaj x Cricket-Maria, për pak orë”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e postimit.

Ky projekt i Gencit vjen pas një tjetër bashkëpunimi me Adnan Dacin “Shko” që solli në muajin maj dhe u mirëprit nga fansat e dyshes duke grumbulluar deri më tani mbi 300 mijë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat