Nuk janë më si më parë, Mikela zbulon të vetmen gjë që ka ndryshuar mes saj dhe Efit

Mediale Vip

Nuk janë më si më parë, Mikela zbulon të vetmen gjë që ka ndryshuar mes saj dhe Efit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:15
Efi dhe Mikela

Në rrjet kohët e fundit është aluduar se Efi dhe Mikela nuk flasin me njëra-tjetrën. Fillimisht shkak u bë fakti se ato të dyja nuk janë shfaqur më bashkë pas “Big Brother VIP”.

Po ashtu, në një intervistë Efi tha: “Nuk besoj shumë njerëz, më ka ndryshuar dalja e dytë… thjesht e dija se do vinte një ditë se më kanë thënë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur dhe po flasim për njerëz që kanë qenë para Bigut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj”.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi së fundmi Mikela postoi një thënie në Instagram ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.”

Mirëpo, duket se këto deklarata nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe vajzat gëzojnë marrëdhënie të mira. Para disa javësh Mikela tha se ato janë shoqe dhe nuk janë shoqëruar prej angazhimeve që kanë. Por, premtoi se shumë shpejt do i shohim edhe bashkë.

Së fundmi ajo është pyetur sërish rreth raportit me Efin. “Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”- i shkruan një ndjekës ndërsa Mikela përgjigjet:

“Se nuk jemi më njësoj. Ishim single, tani jemi të lidhura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat