Një vit nga vdekja e regjisores Vjosa Berisha, përkujtohet nga i biri: Nuk ka asgjë që e zbutë dhimbjen e mallin

Mediale Vip

Një vit nga vdekja e regjisores Vjosa Berisha, përkujtohet nga i biri: Nuk ka asgjë që e zbutë dhimbjen e mallin

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 17:35
Leka dhe Vjosa Berisha

Sot janë bërë një vit që nga vdekja e drejtoreshës dhe bashkëthemelueses së PriFest-it, Vjosa Berisha.

Regjisorja e njohur u nda nga jeta më 23 qershor të vitit 2022 në “University College Hospital” në Londër.

Producentja ishte e diagnostikuar me kancer në vezore, ndërsa trajtimet po i kryente jashtë vendit.

Në njëvjetorin e vdekjes, ajo u përkujtua me mall nga djali i saj, aktori Lekë Berisha.

“1 vit pa ty. S’ka asgjë që e zbutë dhimbjen e mallin. Mos qoftë jeta aq e padrejtë mos me na lënë të takohemi prapë”, kanë qenë fjalët e tij.

“Të dua më shumë se gjithçka Otë”, vazhdon ai.

Leka është djali i vetëm i regjisores së ndjerë, që e ndan me producentin Fatos Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat