Pasi Olsi konfirmoi ndarjen me të, reagon ashpër Egli Tako: Është humbja e tij

Mediale Vip

Pasi Olsi konfirmoi ndarjen me të, reagon ashpër Egli Tako: Është humbja e tij

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:31
Olsi Bylyku dhe Egli

Aktori i njohur Olsi Bylyku mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij Egli Tako.

Teksa konfiormoi ndarjen me Eglin, ndër të tjera ai tha se ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënin sepse sipas tij për herë të parë ata zgjodhën ta duan më shumë veten e tyre.

“Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar, pavarësisht se ne e trajtonim sepse ishim tradicional. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajmet kohët e fundit çfarë s’kam parë edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit.

Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja me e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë”, u shpreh aktori i humorit.

Mirëpo mesa duket këto deklarata të ish-partnerit nuk i kanë pëlqyer fare Eglit, ndërsa së fundmi ajo ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.

Ndërsa Egli ka postuar një dhënie në InstaStory, ajo është shprehur se nëse një mashkull nuk arrin të njohë mirësinë e gruas së tij atëherë është humbja e tij.

“Një grua e mirë u do ta detyrojë kurrë një burrë të kuptojë se ajo është një grua e mirë. Nëse ai nuk e shef vetë, është humbja e tij”, ka shkruar Egli.

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat