“Duhet ta rekrutojmë them unë!”, Evi Kokalari i bën kërkesën e papritur Luiz Ejllit

Mediale Vip

“Duhet ta rekrutojmë them unë!”, Evi Kokalari i bën kërkesën e papritur Luiz Ejllit

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:42
Evi Kokalari dhe Luiz Ejlli

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari ka postuar një foto në rrjetet sociale, me këngëtarin Luiz Ejlli, për të cilin me humor shprehet se duhet ta rekrutojë në Lëvizjen e Konservatorëve Shqiptare që lancoi pak ditë më parë në Tiranë.

“Bëj të iki nga Shqipëria, dhe më del ky djali në Rinas. Duhet ta rekrutojmë them unë!!”, shkruan Kokalari në postimin e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka pasur dhjetëra komente, për shkak se politikisht Luizi doli në mbështetje të socialistit Benet Beci në zgjedhjet e fundit lokale të 14 Majit.

Pas kësaj Kokalari është detyruar që të bëjë një postim të dytë ku shkruan:

“Njerëz, unë politikë përçarëse nuk kam ndërmend të bëj. Politikisht nuk korruptohen. Ato parime në të cilat besoj, nuk ndryshojnë as sot, as kurrë.

Takova komplet rastësisht Luizin, bëmë një foto, e postova. Kaq! Nëse unë mund ta rekrutoj atë dhe të tjerë për të ndihmuar në 2025, këtë do ta bëj sepse qëllimi im është fitorja ndaj Ramës, dhe s’kam ndërmend të fokusohem tek fakti që Luizi shiti Xhozin & Berishën dhe ja fali shpirtin dushanit.

Dhe sërish, nuk kam ndërmend ti nënshtrohem mentalitetin përçarës që ekziston sot në Shqipëri. Ky mentalitet është ndërtuar i tillë pikërisht për t’ju përçarë dhe për t’ju sunduar. Love you all”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat