Almeda Abazi rrëfeu se nuk ka komunikim me njerëzit nga ana e të atit, flet kushërira e saj Ajsel

Mediale Vip

Almeda Abazi rrëfeu se nuk ka komunikim me njerëzit nga ana e të atit, flet kushërira e saj Ajsel

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 14:52
Almeda Abazi dhe Ajsel

Pak javë më pare Almeda Abazi bëri një rrëfim prekës duke folur për ndarjen e babait të saj nga jeta. Ajo deklaroi të afërmit e babait(motrat dhe vëllezërit) nuk u ofruan për t’i dhuruar veshkën duke shtur se sot nuk ka komunikim me ta.

“Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse është vëlla. Por që me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra. Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri. Gjithsesi…”-rrëfeu Almeda mes lotësh.

Por, sikurse kemi parë në mediat sociale, Almeda ka një marrëdhënie shumë të mire me kushërirën e saj Ajsel. Ato janë shfaqur shpesh bashkë edhe në mediat sociale, teksa Ajsel ka folur së fundmi mbi raportin e tyre.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Ajsel shkruan se fëmijët nuk kanë pse marrin përgjegjësi për veprimet e prindërve si dhe shton se me Almedën ka marrëdhënie shumë të mirë.

“Marrëdhëniet i kemi pasur dhe i kemi gjithmonë shumë të mira. Ndoshta sepse jemi kushëurira nga të dyja anët, si nga ana mamit ashtu edhe nga ana babit.

Fëmijët nuk mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet e prindërve të tyre dhe sigurisht nuk duhet harruar që çdo zgjedhje dhe vendim që merr dikush ka një arsye.

Unë kam qenë shumë e vogel për vete kështu që nuk mbaj mend shumë”- shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat