Bruno i Big Brother VIP Kosova tregon trupin e formësuar me muskuj në një fotografi nga pushimet

Mediale Vip

Bruno i Big Brother VIP Kosova tregon trupin e formësuar me muskuj në një fotografi nga pushimet

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 23:10
Burno Revolt

Këngëtari Burno Revolt, ka qenë mjaft aktiv në muzikë që pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.

Si publikoi një bashkëpunim me Nora Istrefin të titulluar “M’ke mungu”, i cili u prit jashtë mase mirë nga publiku.

Bashkëpunimi i dyshes në fjalë është parë e dëgjuar mbi 1.6 milionë herë në kanalin YouTube – gjë e cila mesa duket e ka inkurajuar Brunon drejt realizimit të një bashkëpunimi tjetër.

Image
Burno Revolt

Ai ka bashkuar forcat me këngëtaren nga Gjakova, Yllka Kuqi, në realizimin e një kënge verore, e cila me gjasë do të jetë një nga hitet e verës.

E kur jemi te vera, Bruno duket se po gjen kohë herë pas here edhe për vetën, për të shijuar pak pushim.

Së fundmi, ai publikoi për ndjekësit e tij në Instagram një fotografi, ku shihet në shkëmbinjtë e një plazhi, ndërsa tregon fizikun e tij të formësuar me muskuj.

Duke qenë i përkushtuar në palestër, këngëtari me origjinë nga Vlora, ka arritur që të ketë një trup të tonifikuar, i cili përveçse e ndihmon të jetë më i shëndetshëm, e bën atë edhe më tërheqës.

Që pas aventurës së tij në spektaklin BBVK, interesimi i njerëzve për Brunon është rritur ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat