Floriana Garo rrëfen debatet me vjehrrën: Ja çfarë ka krijuar tensione në marrëdhënien tonë

Mediale Vip

Floriana Garo rrëfen debatet me vjehrrën: Ja çfarë ka krijuar tensione në marrëdhënien tonë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:39
Floriana Garo

Floriana Garo prej kohësh është angazhuar dhe në politikë, duke qëndruar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha. Por, ky vendim nuk është përkrahur nga gjithë familja e saj. E konkretisht nga vjehrra.

Teksa tha se bashkëshorti i saj ishte shumë mbështetës, e kundërta vlen për vjehrrën e saj, për të cilën tha se nuk ishte fare dakord. Madje, tregoi se kanë pasur disa diksutime.

“Unë jam ofruar vetë për të punuar në Partinë Demokratike, shumë natyrshëm dhe pastaj kur më erdhi pranimi i ofertës mendova që ishte e thënë për t’u bërë. Bashkëshorti ka qenë një mbështetës shumë i madh, nxitës do thoja.

Vjehrra nuk ka qenë mbështetëse. Nuk donte që të mbështesja Sali Berishën si figurë politike. Kemi shumë ndryshim në pikëpamje këtu. Ajo ka qenë vetë e përfshirë në politikë dhe ne kemi dashur që Shqipërinë ta shohim të realizuar, secila në mënyrën e saj. E njëjta dëshirë, por ajo e shikon ndryshe nga unë. Kjo gjë ka krijuar tensione në marrëdhënien tonë. Shiko, ne kemi një marrëdhënie të hapur me njëra-tjetrën, jemi si shoqe sepse edhe ajo është shumë rinore, edhe në pamje, edhe në mendime e veprime. Ka qenë më shumë një fërkim mes mikeshash. Më thotë ‘unë di më shumë, jam më e madhe se ty, duhet të më dëgjosh’ por në këtë rast nuk e kam dëgjuar. I them nuk do flasim më për këtë gjë dhe nuk flasim”- tregoi Floriana në "S'e luan topi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat