Pas faljes publike për tradhtinë, Neymar dhe partnerja e tij zbulojnë gjininë e bebit

Mediale Vip

Pas faljes publike për tradhtinë, Neymar dhe partnerja e tij zbulojnë gjininë e bebit

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:51
Neymar dhe Bruna

Bruna Biancardi ka zbuluar se ajo dhe Neymar janë në pritje të një vajze.

Ajo ka postuar një video të shkurtër në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet bashkë me Neymar, në festën e tyre të baby gender. Djali i sulmuesit, Davi Lucca shtyp një buton i cili 'shpërtheu' konfetat rozë.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Neymar rrëfeu publikisht se e kishte tradhtuar partneren e tij. Ai postoi një foto të tyren në Instagram dhe i kërkoi falje publike:

"Bru, unë tashmë të kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e panevojshëm, por ndihem i detyruar ta ripohoj këtë publikisht. Nëse një çështje private është bërë publike, falja duhet të jetë publike."

Neymar dhe Bruna Biancardi thuhet se janë takuar për herë të parë në Karnavalin në Rio de Zhaneiro dhe filluan të takoheshin menjëherë pas kësaj, sipas StyleCaster.

Sulmuesi i PSG-së tashmë ka një djalë Davi Lucca, 12 vjeç, nëna e të cilit është ish-partnerja e tij Carolina Dantas.

Tashmë çifti do të mirëpresë në familje një vajzë të re. Biancardi ende nuk ka komentuar publikisht për tradhtinë e brazilianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat