U ngacmua seksualisht në moshën 5-vjeçare/ Ish-konkurrentja e PërPuthen zbulon çfarë i thanë prindërit

Mediale Vip

U ngacmua seksualisht në moshën 5-vjeçare/ Ish-konkurrentja e PërPuthen zbulon çfarë i thanë prindërit

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 16:52
Melisa Lleshi

Melisa Lleshi është një ndër ish-konkurrentet e Për’Puthen që përflitet më shumë.

E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”, Melisa u rikthye të flasë për një histori që ajo ka ndarë më parë, ku tregoi se në moshën 5-vjeçare ishte ngacmuar seksualisht.

Ajo ka treguar se si e pritën prindërit e saj, të cilëve më parë nuk u kishte treguar, pasi kishte frikë se do mërziteshin.

“Fillimisht nuk kam dashur ta ndaj si histori, por me kalimin e kohës, nga presioni e ndava. Unë familjen e kam gjithmonë mbështetëse dhe normalisht u mërzitën. Ishin ato ankesat pse nuk na ke treguar, njëra-tjetra, por edhe duke më njohur si tip që nuk hapem, nuk dua t’i vras njerëzit e tjerë. Unë me mamin ndaj të gjitha budallëqet e mija, të gjitha gëzimet. Kur vjen tek vuajtjet dhe vështirësitë, ndoshta pasi t’i zgjidh ja tregoj, por e di që do e vrasin shumë, janë prindër, kanë një moshë të caktuar. E di që më vret mua, por të më vrasi dhe dhimbja e asaj pastaj...”- tha Melisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat