“Tequila” quhet hiti më i ri nga David Dreshaj dhe Don Phenon

Mediale Vip

“Tequila” quhet hiti më i ri nga David Dreshaj dhe Don Phenon

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Kënga e tij " Ama zemrën " me Elinel ka thyer rekorde shikueshmërie dhe dëgjueshmërie, por David Dreshaj sapo ka publikuar një hit të ri mjaft të nxehtë.

Kënga quhet  "Tequila" dhe këtë herë ka ardhur me Don Phenon, dhe kënga dhe klipi është taman verore e që në orët e para të publikimit po pritet mjaft mirë.

David për këtë super projekt ka zgjedhur më të mirët ku mësojmë se producenti dhe Arranged është Cricket me melodi nga Muma ( Endrit Mumajesi), Anxhelo Koci, Cricket, David Dreshaj dhe Don Phenom, beat nga Cricket, teksti nga Don Phenom, Cricket, David, Muma, Elinel dhe video nga SmartMotion.

Artisti shqiptar nga Mali i Zi është mjaft i kërkuar kudo e tashmë në koncertet e tij të shumta do ta këndoj edhe hitin e ri, e ku ju mund ta klikoni e ta shijoni.

Jemi shumë të sigurt se do të jetë edhe për ju një nga këngët më të bukura të kësaj vere të nxehtë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat