Keisi Medini flet për puthjen te ‘Kepi i VIP-ave’, ja si reagon Sabiani

Mediale Vip

Keisi Medini flet për puthjen te ‘Kepi i VIP-ave’, ja si reagon Sabiani

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 15:05
Keisi Medini dhe Sabian

Keisi Medini është një nga konkurrentet e “Kepi i VIP-ave”, një program ku vetë Keisi ka zbuluar se ka puthur dikë.

E nëse po vrisni mendjen se si do të reagojë Sabiani për këtë, na lejoni t’jua shuajmë kuriozitetin.

Këngëtari dhe ish-konkurrenti i “BBVIP” u vu para një loje në emisionin “E diell”, ku duhet të telefononte të bijën.

Sipas sfidës, ai duhet t’i shprehte të bijës një thashethem që kishte dëgjuar për të, se ndërsa kishte qenë më xhirime për “Kepin e VIP-ave”, kjo e fundit kishte puthur dikë.

Por ky thashethem duket se qenka i vërtetë dhe Sabiani e mëson live në emision.

Pjesë nga biseda:

Sabiani: Ça po bëni?

Keisi: Tani po regjistrojmë.

Sabiani: E di ça mora vesh? Me kë ishe puthur atje?

Keisi: Aaa është ajo, xhirimi i parë që kemi bërë, me Ronaldon.

Sabiani: Me kë ishe puthur, qenke puthur tamam ti?

Keisi: Jo mo babi, ka qenë gallatë, më kapi kështu te loja.

Sabiani: Aaa me Ronaldon? S’ka gjë…

Me Ronin puthuni prapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat