Ledri Vula paralajmëron këngën “Gjendja”, protagoniste në klip partnerja e tij Sara Hoxha

Mediale Vip

Ledri Vula paralajmëron këngën “Gjendja”, protagoniste në klip partnerja e tij Sara Hoxha

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 23:05
Reperi i njohur, Ledri Vula

Reperi i njohur, Ledri Vula vetëm pak kohë më parë publikoi albumin e ri “Një goat për ty”.

Disa nga këngët e albumit reperi shqiptar po i sjell të shoqëruar edhe me videoklip.

Një të tillë pritet ta publikojë të premten e 30 qershor, kështu ka njoftuar Ledri në një postim në Instagram.

Image
Ledri dhe Sara

Kënga me titullin “Gjendja” që do të lansohet me klip, protagoniste në të cilën është partnerja e tij, Sara Hoxha.

Ledri ka publikuar një imazh ku ai dhe Sara shihen nga prapa rrugëve të Italisë, atje u bën edhe xhirimet e klipit.

“Gjendja, një histori dashurie nga Ledri x Sara. 30.06. 7 PM”, shkruhej sipër fotografisë.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që konsiderohet një prej çifteve më të famshme shqiptare.

Kujtojmë që Ledri dhe Sara krahas angazhimeve profesionale, janë prindër të përkushtuar ndaj vajzë së tyre Poem Blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat