A do të jetë opinioniste në BBVA3? Zhaklin Lekatari paralajmëron surpriza

Mediale Vip

A do të jetë opinioniste në BBVA3? Zhaklin Lekatari paralajmëron surpriza

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:58
Zhaklin Lekatari

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ishte dje e ftuar në emisionin “Breaking” për të folur rreth video-skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Por në fund të intervistës, gazetarja nuk la pa ngacmuar Zhaklinën në lidhje me rolin e saj si opinioniste e “Big Brother VIP”.

E pyetur nëse do të jetë opinioniste edhe në edicionin e tretë të reality show-t, Lekatari u shpreh:

Mendoj që publiku këtë surprizë është mirë t’a zbulojë kur të fillojë edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”."

Gjithashtu ish-opinionistja e BB VIP uroi që edicioni i radhës të ketë po të njëjtën shikueshmëri që kishte ky edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat