Kim flet për gjendjen shpirtërore pas ndarjes nga Kanye West

Mediale Vip

Kim flet për gjendjen shpirtërore pas ndarjes nga Kanye West

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 14:57
Kim Kardashian

Kim Kardashian foli për mënyrën sesi ka arritur të rifitojë ndjenjën e vetvetes dhe të kapërcejë vështirësi të ndryshme pas divorcit nga Kanye West në një intervistë për Vogue Italia.

“Ndjehem sikur është një unë e re,” rrëfeu ajo. “Besimi im i mëparshëm buronte nga të paturit e një partneri, mendimi i të cilit i besoja aq shumë. Kur kjo ndodh, ju humbisni të tuajën. Tani jam në një kohë kur dua të bëj gjënë e duhur”.

Tani që themeluesja e SKIMS është bërë më e sigurt në vetvete, ajo zbuloi se i ka zhvendosur prioritetet e saj në ruajtjen e marrëdhënieve me miqtë dhe familjen e saj.

“Dua të vlerësoj gjithçka dhe këdo rreth meje, të kujdesem për punën time dhe të vlerësoj marrëdhëniet e mia me fëmijët e mi,” vazhdoi Kardashian. “Për sa i përket asaj që dua të lë pas, nuk jam tipi i personit që harron [nga] erdhi. Unë jam mirënjohëse për të gjitha”.

Kardashian dhe West u divorcuan në mars 2022 pas gjashtë vitesh martesë. Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2011 dhe mirëpriti vajzën e tyre të parë North në qershor 2013. Më në fund ata u martuan në vitin 2014 dhe patën tre fëmijë të tjerë nëpërmjet një gruaje surrogante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat