Dashuri, përballje, të papritura! Olsa Muhameti zbulon momentet pikante të “Kepit të Vip-ave”

Mediale Vip

Dashuri, përballje, të papritura! Olsa Muhameti zbulon momentet pikante të “Kepit të Vip-ave”

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 18:25
Olsa Muhameti

Më shpejt nga sa e kishim menduar! “Kepi i Vip-ave” nis transmetimin këtë të diel në ekranin e Top Channel.

Regjistrimet për reality show-n në Bodrum të Turqisë kanë përfunduar dhe tashmë mund të shijojmë programin e nxehtë veror. Autorja Olsa Muhameti, e ftuar sot në “Ftesë në 5” zbuloi disa nga momentet më pikante të “Kepit të Vip-ave”.

Ndonëse tha se krijimi i romancave nuk ishte qëllim i emisionit, Olsa tregoi se dy personazhe VIP kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve. Por se kush është çifti më i ri i showbiz-t duhet të ndjekim të gjitha episodet që nisën këtë fundjavë transmetimin.

Zhvillime të papritura kanë ndodhur te Kep-i pas vizitës së Krist Dragot. Autorja Olsa Muhameti tha se “ndodh një rrëmujë e madhe. Ai erdhi për të dhënë një përfundim, por ndodhën shumë gjëra”. Sërish Olsa është e rezervuar por nuk kursen një koment personal, kur thotë se “nuk i pëlqeu një reagim i Kristit”, duke na lënë të kuptojmë se Keisi Medini, me të cilën Kristi ka pasur gjatë një romancë në “Big Brother VIP” është ndjerë keq. “Do të jepet në fund të episodit të dytë dhe në fillim të episodit të tretë”, tha ajo.

Përveç përballjes me Kristin, Olsa zbulon se në bashkëpunim me Ronaldon dhe Jorin kanë përgatitur një kamerë të fshehtë për Keisin.

“U takuam me Jorin dhe Ronaldon. U thash që kam ndërmen një kamer të fshehtë. Arritëm në një ide. U përfshi familja, gjithë fisi, xhaxhi, halla e Keisit”.

Një serial të lezetshëm me personazhe të vërtetë, e cilësoi Olsa Kepin e Vipave, “ku ka dashuri, lot, rrëfime dhe shumë thashetheme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat