Prapaskenat e “Kepit të Vip-ave”, Luizi shfaqet gjatë xhirimeve, por jo si banor

Mediale Vip

Prapaskenat e “Kepit të Vip-ave”, Luizi shfaqet gjatë xhirimeve, por jo si banor

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:12
Luiz Ejlli- Kiara

Luiz Ejlli nuk është banor i “Kepit të Vip-ave”, por ka qenë shpesh i pranishëm gjatë xhirimeve të reality show-t.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, autorja Olsa Muhameti tregoi se Luizi vinte në Bodrum gjatë xhirimeve vetëm për partneren e tij, Kiara Titon, e cila është në rolin e moderatores së programit.

Olsa u shpreh se ishte sfidë më vete për të koordinuar oraret, për shkak të agjendës së ngjeshur të Luizit.

Ndonëse i mbushur me koncerte, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” gjeti kohë për të qëndruar pranë gruas së tij, në një eksperiencë të re për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat