“Më caktoi skena të nxehta, e lashë serialin!” - Fillimet e njohjes së Ana Likës me Bjordi Mezinin

Mediale Vip

“Më caktoi skena të nxehta, e lashë serialin!” - Fillimet e njohjes së Ana Likës me Bjordi Mezinin

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:16
Bjordi Mezini dhe Ana Lika

Para disa muajsh Bjordi Mezini dhe Ana Lika pushtuan mediat pasi u zbulua se janë në një lidhje. Në fakt ata janë përpjekur ta ruajnë në pirvatësi, por detajet i nxorën zbuluar. Dyshja është njohur gjatë zhvillimit të projektit të serialit H.O.T. por njohja e tyre nuk paska qenë edhe aq miqësore në fillim.

E ftuar në ‘Natë me Aulonën’, Ana tha se Bjordi e kishte parashikuar në filmin e tij me skena të nxehta seksi, skena që Ana duhet t’i luante me Amos Zaharian.

Mirëpo, aktorja nuk kishte qenë dakord dhe e kishte kundërshtuar Bjordin por ai nuk ishte tërhequr.

Ndaj Ana tha se refuzoi të luante skenat dhe vendosi të largohet nga seriali por e bindën më vonë të kthehej producenti Ermal Mamaqi dhe një koleg i tiji.

Madje, Anna kishte vendosur të mos i fliste më Bjordit por ja ku janë sot, në një lidhje dashurie...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat