Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare

Mediale Vip

Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 23:26
Naomi Campbell

Modelja e njohur, Naomi Campbell tani është nënë e dy fëmijëve.

53-vjeçarja zbuloi të enjten (29 qershor) se kishte mirëpritur fshehurazi fëmijën e saj të dytë, një djalë, shkruan  PageSix.

“I dashuri im i vogël, dije që je i çmuar jashtë mase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na ke mrekulluar me praninë tënde”, shkroi ajo në Instagram së bashku me një foto me të porsalindurin.

“Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se vjen Babyboy”, shtoi modelja.

Nëna e dy fëmijëve, 53 vjeç, tha gjithashtu se “nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr Naomi Campbell (@naomi)

Është e paqartë nëse Campbell lindi, përdori një nënë surrogate apo adoptoi djalin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat