Pak para ndarjes, kjo darkë e Shakirës dhe Pique nuk paska shkuar aq mirë

Mediale Vip

Pak para ndarjes, kjo darkë e Shakirës dhe Pique nuk paska shkuar aq mirë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:35
Shakira dhe Pique

Rreth një viti pas ndarjes se Shakirës dhe Pique, këngëtarja ka bërë me dije disa detaje lidhur me ndarjen e tyre.

Në një intervistë për ‘People’, ajo zbuloi se pak para shpalljes së ndarjes, dyshja kishin mbajtur një festë të madhe familjare, që nuk kishte shkuar aspak mirë, si rrjedhojë e frikës shëndetësore për babain e Shakirës.

“Ai erdhi në Barcelonë për të më ngushëlluar kur isha zhytur në trishtim për ndarjen time dhe ndërsa atje në kungimin e parë të Milanit, ai pësoi një problem serioz. Gjithçka u bë shumë për mua, në një kohë kur jeta ime në shtëpi po shkatërrohej.

Mësova nga shtypi se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte në spital.”- është shprehur e prekur Shakira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat