Publikohet momenti kur Enrique Iglesias bën simbolin e shqiponjës me duar gjatë koncertit në Shqipëri

Mediale Vip

Publikohet momenti kur Enrique Iglesias bën simbolin e shqiponjës me duar gjatë koncertit në Shqipëri

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:43
Enrique Iglesias

Mbrëmjen e së premtes (30 qershor) ka performuar në Shqipëri për herë të parë këngëtari i famshëm spanjoll, Enrique Iglesias.

Ai ka dhuruar një performancë të mrekullueshme në sheshin “Skënderbej” përpara publikut shqiptar.

Ylli me famë botërore interpretoi disa nga hitet e tij të njohura si: “Bailando”, “Hero”, “Takin’ Back My Love” etj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë e ka nderuar Enriquen edhe me ‘Çelësin e Kryeqytetit’.

I njëjti këtë herë ka shpërndarë edhe disa pamje të tjera për të treguar atmosferën e krijuar nga 48-vjeçari.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Veliaj po ashtu e ka publikuar në Instagram edhe momentin kur artisti bën me duar simbolin e shqiponjës.

Siç është parë, ka qenë një mbrëmje e paharrueshme dhe një koncert madhështor i realizuar nga Iglesias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat