“Çmenden” fansat me foton e postuar të Luiz Ejllit, merr menjëherë mijëra pëlqime

Mediale Vip

“Çmenden” fansat me foton e postuar të Luiz Ejllit, merr menjëherë mijëra pëlqime

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 08:57
Luiz Ejlli

Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që ai bën. Këngëtari i dashur për publikun përveç fitores në spektaklin e “Big Brother VIP”, tashmë po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me projektet të tjera.

Krahas koncerteve dhe projekteve muzikore, Luizi aktualisht po merret me xhirimet e një filmi përkrah aktores Olta Gixhari. Xhirimet po zhvillohen në qytetin e Korçës.

Gjithashtu fituesi i këtij edicioni të BB VIP është mjaft aktiv në “Instagram”, një mënyrë tjetër kjo për të qëndruar sa më pranë fansave që e duan shumë.

Ditën e sotme Luizi ka ndarë me ndjekësit një foto të tij, ku bashkëngjitur me të shkruan:

“Duke ëndërruar pushimet”.

Që nga mbarimi i eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai nuk ka bërë asnjë ditë pushim por vetëm është marrë me projektet e ndryshme. Me këtë postim duket se ai nuk do të bëjë as pushime verore, pasi e presin koncertet e shumta.

Ndërkohë postimi i tij edhe pse ka pak minuta që është publikuar në “Instagram”, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat